Flash

Reforma zgjedhore, ambasadori britanik: Marrëveshja e 5 qershorit s’duhet të ndryshojë

Lapsi.al 22 September 2020
Reforma zgjedhore, ambasadori britanik: Marrëveshja e 5 qershorit

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar një vizitë në Shkodër, ku u përball edhe me pyetjet e gazetarëve. Ai preku shumë çështje, por u ndal më së shumti në temën më të nxehtë të ditëve të sotme siç është ngërçi politik dhe mos rënia dakord e palëve politike edhe pas mbledhjeve të njëpasnjëshme mes mazhorancës dhe opozitës.

Norman tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të ndryshojë dhe se çdo vazhdimësi e saj duhet të bëhet në mënyrë transparente që të kishte konsensus politik. Ai theksoi se nëse do të ekzistonte vullneti politik atëherë zgjedhjet do ishin te lira në vend.

Ambasadori tha se do vazhdojnë bashkëpunimet të pasur një monitorim me të mirë të zgjedhjeve të ardhshme në vend.

“Jam në Shkodër për të promovuar skemën tonë të programeve të bursave dhe për të ardhur dhe të bisedoj me politikanët këtu. Reforma elektorale është nje temë shumë e nxehtë në Shqipëri dhe është diçka që Britania e Madhe e sheh me shumë rëndësi që të implementohet. Unë nuk kam një ide të qartë se cila do ishte mënyra e duhur për t’u implementuar. Çdo vend ka mënyrën e vet dhe çdo sistem mund të behet funksional nëse vullneti elektoral është aty. Ne ishim mbështetës të rëndësishëm të Reformës se 5 qershorit një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe unë mendoj se ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshojë. Dhe nëse do kishte vazhdimësi të reformës do duhet të bëheshin në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që të kishin konsensus politik. Është detyrë e Këshillit Politik për të gjetur një konsensus dhe unë shpresoj qe kjo gjë të bëhet e mundur por në rast se kjo gjë nuk do jetë e mundur do duhet të gjendet një mënyrë arbitrare mes palëve për të arritur një konsensus. Unë do sugjeroja dhe inkurajoja palët për të bërë këtë gjë funksionale. Do rekomandoja ëtë gjendet një sistem që të funksiononte për Shqipërinë që të bënte zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë besoj realisht se nëse do ekzistonte vullneti politik atëherë zgjedhjet do ishin te lira. Qeveria britanike punon me shtetin shqiptar për këtë dhe do punojmë në mënyrë më të fuqishme në zgjedhjet e ardhshëm. Do të vazhdojmë bashkëpunimet me palët ndërkombëtare për të pasur një monitorim me të mirë të zgjedhjeve. Në vitet e kaluara ka pasur 3 forma të monitorimit nga OSBE ku Britania e Madhe ishte pjesë. Në zgjedhjet e fundit lokale monitoruesi kryesor ka qenë një britanik. Patjetër që është monitorimi vendor apo lokal, nga ata që jetojnë këtu që është monitorimi më i mire dhe monitorimi i tretë që bëhet nga vetë ambasada dhe ne gjithmonë kemi angazhuar stafin tonë që të jetë pjesë e monitorimit nga terreni për zgjedhjet”, tha ambasadori britanik.

Të këshilluara

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Nga Jorida Tabaku Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË. Në këto 7 vite: - 97%...

17:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI