Flash

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Lapsi.al 22 September 2020
Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Nga Jorida Tabaku

Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË. Në këto 7 vite:

- 97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura

- Investimet e huaja kanë rënë nivele minimale dhe vetëm 6 muaj e fundit kanë rënë me 100 mln euro

- Çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv.

- Shqipëria ka rënie të prodhimit industrial me 11.2%

- Shqiptarët besojnë gjithnjë e më pak se ekonomia do të ecë pozitivisht në vitet në vijim. Besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë minimum historic qe kur eshte krijuar treguesi.

- Korrupsioni ka arritur nivelet më të larta me 7,2 mld euro të certifikuara nga KLSH.

- Borxhi po arrin në nivelin 90% së bashku me faturën korruptive të koncesioneve.

- 155 mln euro vendime nga arbitrazhi, dëme te shkaktuara nga papërgjegjshmeria dhe interesat personale dhe qe do i paguajne shqiptaret nga xhepat e tyre.

Dhe çfarë bën sot Rama? Riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash!

Ai vërtet i mendon shqiptarët me memorie të shkurtër por gabohet.

Tashmë shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen për ofertën ekonomike dhezgjidhjen për krizën në vend.

Ne nuk bejmë propagandë. Ne flasim me fakte. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit. Ne ofrojmë mundësinë që taksat e shqiptarëve mos të vidhen nga koncesionet dhe PPP-të. Shqipëria në Punë është vizioni që na drejton dhe frymëzon për të qenë konkurues jo me një forcë politike anti-biznes por të konkurueshëm me rajonin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI