Flash

Shtyhet seanca për Fjolla Morinën, Prokuroria kërkon 5 milionë lekë garanci dhe gjinekologun

Lapsi.al 22 September 2020
Shtyhet seanca për Fjolla Morinën, Prokuroria kërkon 5

Fjolla Morina do të dalë sot para Gjykatës në Kukës pasi u kap me pistoletë në Audi Q7 bashkë me dy të tjerë.

Morinës iu kapën në Pikë Kufitare armë zjarri pistoletë, si dhe një pistoletë çakmak por dhe 23 fishekë luftarakë.

Po ashtu në Kukës u zbulua se ajo është shtatzënë teksa sot në 13:00 do të mësojë mbi verdiktin e Gjykatës. Prokuroria vë në dyshim faktin se ajo është shtatzënë, pasi sipas saj një eko s’mund ta vërtetojë këtë gjë. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.

Lexo më tej: 

(VIDEO) Fjolla Morina del para gjykatës për armëmbajtje pa leje  

Enigma e armëve të Fjolla Morinës, çfarë fsheh këngëtarja 

Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.

Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI