Flash

OBSH bën bilancin e Covidit javën e fundit: Rekord infeksionesh, por më pak humbje jete

Lapsi.al 22 September 2020
OBSH bën bilancin e Covidit javën e fundit: Rekord infeksionesh, por

Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me Covid-19 janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ 5% krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra me 10%, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve.

Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 000 vdekje.

“Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH në buletinin e tij.

Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, të cilat megjithatë në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota.

Sipas OBSH-së, ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.

Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12% të raste të reja, dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI