Flash

E kopjoi nga opozita, Rama njofton vendimin për heqjen e tatim fitimin për biznesin e vogël

Lapsi.al 22 September 2020
E kopjoi nga opozita, Rama njofton vendimin për heqjen e tatim fitimin

Kreu i Qeverisë, Edi Rama së bashku me ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë njoftuar se nga korriku kanë hyrë në fuqi vendimet për të përjashtuar biznesin e vogël me xhiron deri në 14 milion lekë nga tatim fitimi.

Kryeministri tha se edhe bizneset e vogla që janë nën 10 milion lekë xhiro, do të përjashtohen edhe nga TVSH-ja, por edhe nga tatim fitimi. Përjashtimi i biznesit të vogël nga tatim fitimi ka qenë një propozim i opozitës, por Rama e implementoi më përpara në një përpjekje për të përmirësuar situatën pas krizës që shkaktoi Covid 19.

“Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.

Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero. Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues. Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.

Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , super nxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 TVSH, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të vogle nga 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt ”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI