Flash

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjet në Elbasan, kë pagoi Erion Alibej për të kryer ekzekutimet (Emrat)

Lapsi.al 22 September 2020
I penduari i drejtësisë zbardh vrasjet në Elbasan, kë pagoi

Rrëfimet e një të penduari drejtësie po ndihmojnë hetuesit për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan, e që duket se e kanë zanafillën tek prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale.

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë është prova më e fortë që çoi prapa hekurave, Erjon Alibej, i cili dyshohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të dhjetë ditëve në korrik të këtij viti.

“Në kuadër të hetimeve është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes një shtetasi dhe organit të prokurorisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se Erion Alibej është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan”, thuhet në dosje.

Nga hetimet rezulton se Erjon Alibej urdhëroi vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, të cilët i akuzonte për përfshirje në ekzekutimin e vëllait të tij, Endritit, dhjetorin e 2 viteve më parë. Në masakrën e ndodhur në Bradashesh mbeti I vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk. Dyshimet janë se shënjestra ishte Endrit Alibej, i skeduar në fushën e trafikut të drogërave të forta.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik të këtij viti. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan. /News 24/

Të këshilluara

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Nga Jorida Tabaku Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË. Në këto 7 vite: - 97%...

17:29

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI