Flash

Ndërron jetë nga covid historiani i njohur shqiptar

Lapsi.al 13 September 2020
Ndërron jetë nga covid historiani i njohur shqiptar

Profesor Llambro Filo, një nga historianët më të njohur në vend dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka humbur jetën si pasojë e koronavisurit. Lajmin e hidhur e ka dhënë shefja e departamentit të Historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mësimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët. Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, - shkruan Duka.

Profesor Filo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej dy javësh në spital me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë. Ai kishte qenë me pushime në Pogradec dhe dyshohet se është infektuar aty. Filo është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI