Flash

Mitsotakis: Javën tjetër do flas me Ramën për zgjerimin e Greqisë në 12 milje

Lapsi.al 13 September 2020
Mitsotakis: Javën tjetër do flas me Ramën për zgjerimin e

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis nuk tërhiqet nga zgjerimi i vendit të tij me 12 milje në detin Jon. Në një konferencë me gazetarët në Selanik ai tha se pas disa ditësh në Athinë, në kuadrin e forumit të “The Economist” do të bisedojë edhe me Zaevin edhe me Ramën.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur. Jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me z.Rama kemi edhe çështje të tjera pas zgjerimit që bëri Greqia të ujërave të saj territoriale me 12 milje, në lidhje edhe me marrëveshjen e detit, negociatat për të cilën janë ndërprerë.

Kemi një rol lideri në Ballkan ndaj duhet ta ushtrojmë atë edhe për çështjet politike edhe për ato ekonomike”, - ka thënë Mitsotakis. Forumi ekonomik do të mbahet në datat 15-16 shtator në kryeqytetin helen dhe Rama e ka konfirmuar ftesën edhe pse zyra e tij e shtypit është shprehur se nuk do të ketë takim me homologun grek. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI