Flash

Aksident tek rrethrrotullimi i Golemit, makina përplas për vdekje motoristin

Lapsi.al 13 September 2020
Aksident tek rrethrrotullimi i Golemit, makina përplas për vdekje

Një motorist humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përplasur me makinë motoristin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kumarxhinjtë e Politikës!

Kur dy vjet më parë akuzova Edi Ramën, në emër të PD, se vendimi i tij për mbylljen e lojërave te fatit ishte thjesht një maskaradë, mu desh të përballesha me n...

12:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI