Flash

Eksperti kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington: Mashtrim fushate që dështoi

Lapsi.al 13 September 2020
Eksperti kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington:

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, mes shumë defekteve të marrëveshjes së arritur në Washington midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ajo nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik.

Lexo më tej nga Lapsi.al:  

Analiza/ Kosovë – Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje 

“Ky dokument vetëm kërkon zbatimin e disa marrëveshjeve ekzistuese të transportit dhe harmonizimin e Prishtinës dhe Beogradit me politikën e Shteteve të Bashkuara për kontrollimin e aeroportit, Hezbollahun, Jerusalemin dhe disa gjëra të tjera”, ka thënë ai për gazetën Koha në Kosovë. Ai dyshon se palët do të arrijnë të përfitojnë diçka nga zotimet e dhëna. “Do të shikoja bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian për rezultate më serioze. Takimi në Washington ishte një mashtrim fushate i cili dështoi”, shton Serwer, i cili dy ditë para nënshkrimit të marrëveshjes kishte parashikuar që aty të diskutohet edhe për Liqenin e Ujmanit.

Kjo pikë kishte prodhuar tensione dhe përplasje brenda delegacionit kosovar. Aleanca për Ardhmërinë ishte irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti, i cili kishte thënë se nuk ka pasur kontestuese sa i përket çështjes rreth Liqenit të Ujmanit./Gazeta Koha

Të këshilluara

Kumarxhinjtë e Politikës!

Kur dy vjet më parë akuzova Edi Ramën, në emër të PD, se vendimi i tij për mbylljen e lojërave te fatit ishte thjesht një maskaradë, mu desh të përballesha me n...

12:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI