Flash

Detajet/ I riu nga Tirana plagoset me armë në Lushnje (emri)

Lapsi.al 13 September 2020
Detajet/ I riu nga Tirana plagoset me armë në Lushnje (emri)

Një 31-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur pas nje konflikti te çastit ne fshatin Fiershegan, te Lushnjes.

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi Marjus Arapi, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar hetimet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI