Flash

Detaje/ Si u përfshinë 5 makina në aksidentin e Elbasanit ku humbën jetën 2 vajza

Lapsi.al 13 September 2020
Detaje/ Si u përfshinë 5 makina në aksidentin e Elbasanit ku

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tiranë - Elbasan në dalje të tunelit. Policia thotë se një automjet tip Benz ka goditur një makinë tip “Volkswagen” (Smart) ku po udhëtonin 4 vajza.

Për pasojë 2 nga vajzat kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjerat janë dërguar në spital gjendje të rëndë. Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda.

Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë më pas edhe 3 makina të tjera, por me dëme më të lehta.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia tepër e lartë me të cilën udhëtonin automjetet dhe se dyshohet se drejtuesi i automjetit tip Benz që shkaktoi aksidentin ka qenë në gjendje të dehur. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-13-at-20.16.46.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI