Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Abazoviç tregon "vijat e kuqe", bie qeveria nëse preket Kosova dhe NATO

Lapsi.al 10 September 2020
Abazoviç tregon "vijat e kuqe", bie qeveria nëse preket

Bartësi i listës “E bardha në të Zezë”, Dritan Abazovic në një intervistë për revistën javore në Serbi NIN ka thënë se është e pamundur të futet në kokat dhe zemrat e njerëzve dhe të ndryshohen ndjenjat e tyre kur është pyetur nëse njohja e Kosovës dhe NATO’ja do të bëhen çështje kontestuese në koalicionin e ri që mund të udhëheq qeverinë në Podgoricë.

Abazovic ka thënë po ashtu se qeveria që përbëhet nga tri listat e opozitës fituese mund të bie nëse thyhet marrëveshja e përbashkët.

“Unë pres nga ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes që të respektojnë marrëveshjen. Nëse hipotetikisht ajo nuk përmbushet, qeveria do të bie. Fund i diskutimit. Politikanët e përgjegjshëm I qëndrojnë prapa marrëveshjes. Me koston e krizës politike”, tha Abazovic për NIN, transmeton Gazeta Express.

Duke folur ndër të tjera për disa çështje, siç janë ajo e Kosovës dhe NATO nëse do të bëhen tema të diskutimit, ai tha se “Është e pamundshme për të hyrë në kokat dhe zemrat e njerëzve, dhe të ndryshojmë atë që ata ndiejnë”. “Të mendosh ashtu është amatorizëm”, tha ai.

“Por kjo nuk do të thotë që është e pamundshme për t’u pajtuar në parimet e formimit të një qeverie të re”, tha Abazovic, i cili dje nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me dy liderët tjerë opozitarë, Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI