Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Lubonja: Sondazhet, arsyeja pse opozita kërkon të mbahen zgjedhjet sa më shpejt

Lapsi.al 7 September 2020
Lubonja: Sondazhet, arsyeja pse opozita kërkon të mbahen zgjedhjet sa

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për faktin se data 25 prill 2021 u caktua datë zgjedhjesh, tha se opozita nxitoi, ndoshta për shkak se mendon se ka sondazhet në avantazh. Lubonja u shpreh se situata e koronavirusit dhe ekonomia e vendit janë probleme të shtuara për maxhorancën.

“Mendoj se opozita kërkoi datë sa më të afërt, teksa thanë se i duhet dhënë sa më pak kohë maxhorancës që të riparoj imazhin e tij. Nuk e di nëse edhe për opozitën koha e shkurtër është më mirë apo jo, sepse edhe ata kanë nevojë të strukturojnë gjërat, por ndoshta opozita është nisur nga sondazhet aktuale, sepse mendojnë se janë në avantazh. Meta nuk ua kundërshtuar opozitës datën, e shtyu me 1 javë për të mos thënë se jam me opozitarët.

Mendoj se Rama nuk e ka problem këtë kohën e shkurtër, sepse gjatë në kohë është më problem për qeverinë. Edhe zgjedhjet amerikane ndikojnë edhe në zgjedhjet tona. Gjë që ndikon është edhe hapja e proceseve. Për shembull, nëse do ketë procese, figura politikani bie. Por mendoj se këto gjëra mund t’i ndodhin më shumë opozitarëve. Mendoj se do ketë më shumë masa korruptivo-shtrënguese.

Përdorimi i parave të krimit edhe shtrëngimi për të amortizuar dëmin. Akoma nuk dimë nëse hyhet me koalicion apo më vete. Covid dhe ekonomia, problem për maxhorancën. Por, ndoshta PD është e bindur për fitoren dhe kërkon datën sa më herët. Unë ndoqa me kujdes Dritan Abazoviçin. Ai tha na duhet një qeveri teknike, që pastaj të përgatisin vendin për zgjedhje pluraliste të vërteta, që kanë të bëjnë me demontimin e gjithë strukturave që ka ngritur Gjukanovicin.

Unë mendoj se kemi të tilla probleme. Unë nuk shikoj që këto gjëra po debatohen. Unë mendoj se Rama dëshiron heqjen e koalicioneve për këto zgjedhje. Rama nguloi për të hequr koalicionet. Ndoshta e bën sepse Rama ka pushtetin financiar, ka krimin, paranë e krimit, oligarkët qëndron pas. Nëse 61 për qind e firmave shpërlajnë paratë dhe këto para nëse kalojnë të gjitha në krahun e maxhorancës, është avantazh i jashtëzakonshëm”, - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI