Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Zv.kryeministri i Kosovës: Në Uashington na thanë që mini-shengenin e kërkon Trump

Lapsi.al 7 September 2020
Zv.kryeministri i Kosovës: Në Uashington na thanë që

Pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik është një pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Zv/Kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar se cilat kanë qenë bisedimet për këtë çështje, për të cilën Kosova kishte refuzuar të ishte pjesë e Minishengenit Ballkanik, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.

Selmanaj u shpreh se pjesëmarrja në Minishengenin Ballkanik ka qenë kërkesë e vetë Presidentit amerikan Donald Trump.

“Kur ne kemi shprehur rezervat tona kemi thënë është e papranueshme të bëhemi pjesë e një projekti sepse rruga jonë është e qartë, është Bashkimi Europian. Na është thënë që çështja e minishengenit është kërkesë e Presidentit Trump. Ju lutem që këta ta pranoni, dhe këtë e pranuam kështu”.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është vendimi që Kosova të mos aplikojë për 1 vit për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, për të cilën zv/Kryeministri kosovar ka dhënë sqarime.

“Pika e dytë ka qenë rezerva që a duhet Kosova të ketë moratorium për mos anëtarësim në organizma ndërkombëtarë. Kemi vlerësuar që më shumë i bëjmë dëm shtetit të Kosovës nëse aplikojmë dhe nuk pranohemi”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI