Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Flet Haradinaj: Pse nuk jam i kënaqur me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 7 September 2020
Flet Haradinaj: Pse nuk jam i kënaqur me marrëveshjen në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka qenë i kënaqur për mënyrën se si Serbia ka arritur të largojë pikën 10 nga marrëveshja në Uashington, pa humbur asgjë. Pika 10 kishte të bënte me njohjen reciproke.

“Në versionin e parë ishte një pikë ekspliticite që kërkonte njohje dhe pastaj merrnim garanci për komunitetet. Por e dinim që nga fillimi që do kishim pasoja në marrëveshje që do të dilnin si fitore e Serbisë”, - thotë ai.

“Po ashtu, në marrëveshje thuhej se Ujmani do të ndahej sipas marrëveshjes. Në këtë dokument pikën më të rrezikshme e kam për pikën për Ujmanin. Mirë që ajo është ndryshuar. Kemi ngulur këmbë në këtë. Kam pasur vërejtje edhe për mënyrën se si është hequr pika 10 pa marrë një ekuivalencë për kërkesën e Serbisë. Pra ata morën atë që deshën ndërsa ne nuk fituam asgjë.

As versioni i tanishëm nuk duhet të na kënaqë. Kjo marrëveshje lë shumë të panjohura. E di që është në interes të Kosovës që i gjithë liqeni të jetë në kontroll tonin. Por Ujmani është gati 20% në pjesën e Serbisë. Por ka rreziqe dhe të panjohura. Është dashur ndoshta që të përdoret si ekuivalencë kur është larguar pika 10 në marrëveshje. E kemi shmangur Serbisë që të jetë palë direkte se do të na kushtonte shumë. Ja kemi lënë një ndërmjetësi, por prapë se prapë ka mbetur pikë pezull”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI