Flash

Ambasadë në Jeruzalem, Palestina reagon kundër Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 7 September 2020
Ambasadë në Jeruzalem, Palestina reagon kundër Kosovës dhe

Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Ureykat në një deklaratë të bërë nëpërmjet “Twitter”, pa përmendur emër, paralajmëroi Serbinë që mori vendim për të transportuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe Kosovën që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jerusalem.

Ureykat i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi: “Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në datën 4 shtator kishte deklaruar se Serbia do të transferuar ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem kurse Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Gjatë deklaratës së Trumpit në Shtëpinë e bardhë në kamera u pasqyrua habia e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkaq Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu kishte deklaruar se Kosova, që ka marrë vendim për të normalizuar marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadë në Jerusalem./Trt/

Të këshilluara

Parlamenti nis sesionin e ri

Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik. Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni ...

17:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI