Flash

Në vend që të japë llogari, Rama pyet në Kuvend: Keni dëgjuar gjë që Greqia ka zbritur tek deti?

Lapsi.al 7 September 2020
Në vend që të japë llogari, Rama pyet në Kuvend: Keni

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se po i fal detin Greqisë. Rama tha se çdo gjë që do bëhet, kalon nëpërmjet Presidentit, qeverisë, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Rama akuzoi se ata që dje e lëshuan detin, sot po dalin në mbrojtje të tij, duke përmendur Metën, Bashën dhe Berishën.

“Keni dëgjuar gjë që Greqia ka zbritur tek deti, apo e kanë zaptuar detin tonë? Nuk është as deti, as toka që mund të negociohen, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Çfarëdo negociatash që bëhen, janë persona të autorizuar. Këta persona paraqesin konkluzionet tek autoritetet. Është qeveria që firmos marrëveshjen, por ka edhe një autoritet tjetër që e miraton, që është Presidenti i Republikës. Ka dhe një autoritet tjetër që është Gjykata Kushtetuese, pastaj edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ata që e lëshuan detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë. Monikën s’mund ta përfshijë sepse në atë kohë nuk kishte lopata, ishte Ilir Meta.

Ata e firmosën me vula dhe me buzëqeshjen e Lulzim Bashës, që ishte ministër i Jashtëm. Një buzëqeshje kilometrike dhe me milje të panumërueshme”, – u shpreh Rama në Kuvend.

Të këshilluara

Parlamenti nis sesionin e ri

Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik. Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni ...

17:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI