Flash

Kryefamiljari mes lotësh pas muajsh në çadër: Na rindërtoni banesën, vajza u sëmur nga lagështira

Lapsi.al 7 September 2020
Kryefamiljari mes lotësh pas muajsh në çadër: Na

Që nga 12 Dhjetori i vitit 2019, Viktor Gjoni së bashku me bashkëshorten dhe vajzën jetojnë në çadër pasi tërmeti e dëmtoji rëndë banesën e tyre në Fushë Milot të Kurbinit.

Sipas kryefamiljarit, komisionet e vlerësimit e kanë nxjerrë këtë banesë DS3, çka do të thotë që do dëmshpërblehet me 500 mijë lekë të reja, por Gjoni kërkon ndërtimin e shtëpisë pasi me aq para, nuk riparohet as çatia.

Kisha kohë më parë i ofroi kësaj familje një kontenier ku të qendronin deri në rindërtimin e shtëpisë, por rruga e ngushtuar nga avllitë e komshinjve, e bëri të pamundur hyrjen e kamionit.

“Shtëpia ime është me letra, e ndërtuar që në 76-ën. Ma vlerësuan ekspertët DS3 shkallën e dëmtimit, pra e pabanueshme. Më thotë shteti do të japim 500 mijë lekë, unë me aq nuk ndërtoj dot as çatinë. Për mua deri tani nuk ka pyetur kush, asnjë fjalë. Kam shkuar edhe tek bashkia e Kurbinit por asnjë përgjigje. Jam në mëshirë të fatit, të Zotit. Se në ditët e nxehta hy dhe rri tek banesa se është pak më freskët. Nuk pyes për vete e për gruan, por kam vajzën 15 vjece e kam të sëmurë me ilaçe”,- thotë ai ndërsa përlotet.

Për këtë problem Gjoni ka kontaktuar me kryetaren e Bashkisë, Kurbin Majlinda Cara, por edhe kjo e fundit nuk i ka dhënë një zgjidhje. Mes lotësh i zoti i shtëpisë tregon që edhe vajza 15 vjeçe, nga lagështira në çadër dhe në banesë ka pësuar probleme shëndetësore ku edhe mjekohet me ilace.

Kjo familje ka një apel për qeverinë qe t’i rindërtohet shtëpia, pasi janë të detyruar që të rikthehen në banesën e dëmtuar edhe pse rreziku për jetën është prezent.

Kryefamiljari thotë ndër të tjera: “Nuk kam ku të mbytem, në këto kushte që jam e kam menduar edhe vetëvrasjen ndonjëherë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI