Flash

Nesër shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Lapsi.al 7 September 2020
Nesër shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të

Nesër do të hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.

KLGJ do të organizojë pikërisht shortin e përzgjedhjet, pranë ambienteve tek ”Poli i Drejtësisë”.

Shorti do të jetë transparent dhe i hapur për publikun, përfaqësuesit e KQZ si dhe partitë politike, teksa në garë janë mbi 20 gjyqtarë të Shqipërisë.

Pikërisht do të jetë ky Kolegj Zgjedhor që do të përzgjidhet me short që do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme në procesin zgjedhor.

NJOFTIMI ZYRTAR 

Të nderuar përfaqësues të mediave!

Lënda: Njoftim për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm  vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI