Flash

Ndëshkimi në arbitrazh/ PD: Gjoba e presion kompanisë greke të autostradës Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 6 September 2020
Ndëshkimi në arbitrazh/ PD: Gjoba e presion kompanisë greke

Gent Strazimiri akuzoi Edi Ramën në lidhje me gjyqin e fituar nga kompania greke “Aktor” që sipas tij po kryente punimet e Autostradës Tiranë-Elbasan.

Sipas ish-deputetit demokrat, kjo kompani është gjobitur dhe kërcënuar me qëllim që të linte projektin dhe të favorizohej një tjetër kompani. Kjo i ka çuar palët në gjyq ndërkombëtar, të fituar tashmë nga kompania greke dhe shteti shqiptar detyrohet t’ju paguajë atyre 44 milion euro.

Postimi 

44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës.

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës “Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.

Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare.

Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro.

Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:

* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.

Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme

* ose i dhanë me koncesion

* ose i përdorën për ti vjedhur.

Në një kohë kur mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz.

44 milion eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

44 milion eurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen.

Kjo faturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjen vetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Për shkak të banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoi Shqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pa shkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhe bizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhi në pushtet.

Janë plot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dy kompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

153 milion euro të cilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnë fitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë.

Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që të shpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhe banda e tij e Rilindjes.

Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund.

Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve.

Të nderuar qytetarë!

Na kushton të gjithëve më lirë ta shporrim sa më parë e t’i heqim nga duart e felliqura, një pushtet që s’e ka marrë me votë!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI