Flash

Denoncimi në Kurbin: Fëmija më ka lindur në çadër. Po jetoj në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti se nuk mundja më

Lapsi.al 6 September 2020
Denoncimi në Kurbin: Fëmija më ka lindur në

Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.

Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.

Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.

Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.

Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?

Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.

Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?

Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.

Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?

Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.

Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?

Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.

Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.

Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?

Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?

Qytetari: Asnjë gjë! 

Belindi: Sa fëmijë ke?

Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.

Këlliçi: 6 muajsh?!

Qytetari: 6 muajsh!

Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?

Qytetari: Në çadër, ne çadër!

Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?

Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).

Belindi: Vetë i gjashtë?

Qytetari; Vetë i gjashtë!

Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?

Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI