Flash

Haradinaj për marrëveshjen e Uashingtonit: Kosova hodhi hap të madh përpara

Lapsi.al 6 September 2020
Haradinaj për marrëveshjen e Uashingtonit: Kosova hodhi hap të

Me një reagim në Facebook, ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet se Kosova hodhi hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington. Sipas Haradinajt, me njohjen e Kosovës nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan lidership botëror dhe siç thekson ai, konfirmuan interesin strategjik për paqe e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shkroi se pritjet e Kosovës janë që edhe BE të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, për të lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj. E po ashtu edhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Reagimi: 

Qytetarë të dashur,

Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.

Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.

I juaji, Ramush Haradinaj

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI