Flash

Kryeministri i Kosovës: Në Bruskel do të dialogohet për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

Lapsi.al 6 September 2020
Kryeministri i Kosovës: Në Bruskel do të dialogohet për

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se të hënën në Bruksel do të takohen me palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti shkruan në Facebook se Kosova ka bekimin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për të zgjidhur këtë çështje me Serbinë.

Lexo më tej: Hoti dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim ekonomik në SHBA 

Sipas Hotit, do të ketë marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, dhe jo zgjidhje parciale. ©Lapsi.al 

Reagimi 

Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI