Flash

Sot në orën 17:00 Kosova e Serbia nënshkruajnë marrëveshjen në prani të Donald Trump

Lapsi.al 4 September 2020
Sot në orën 17:00 Kosova e Serbia nënshkruajnë

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet sot në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Uashingtonit, që i bie ora 17:00 me orën tonë, Trump do të përshëndes formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksander Vuçiç në zyrën ovale.

Kjo është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrë pjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiçin në Zyrën Ovale, aty ku presidenti amerikan ka hapësirën e tij të punës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI