Flash

Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Nuk gjejmë staf, duam të punësojmë shtetas të huaj

Lapsi.al 4 September 2020
Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Nuk gjejmë

Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama, për të lehtësuar procedurat për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm. Kjo, për shkak se në tregun vendas të punës, ka mungesë stafi të kualifikuar për të shërbyer në sektorët e turizmit.

“Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm”, thuhet në letër.

Kërkesë drejtuar Kryeministrit, Rama.

Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar! Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm.

Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI