Flash

Humbja e Shqipërisë nga mbyllja e shkollave gjatë pandemisë, Banka Botërore llogarit kostot

Lapsi.al 4 September 2020
Humbja e Shqipërisë nga mbyllja e shkollave gjatë pandemisë,

Pandemia Covid -19 do të shtrijë efektet negative për dekada me radhe për shkak të humbjeve që individët do të përjetojnë nga cenimi i cilësisë arsimore.

Banka Boterore

Humbjet gjatë gjithë jetës nga dijet e munguara për shkak të pandemisë përllogariten 6777 dollarë për fëmijët dhe studentet të angazhuar në sistemin arsimor shqiptar, përllogarit Banka Botërore në një kërkim të posaçëm në rang global në lidhje me kostot që ka prodhuar mbyllja e shkollave gjatë pandemisë.

Banka analizoi kostot e mbylljes së shkollës COVID-19 për të ardhurat gjatë gjithë jetës për vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, për arsimi i mesëm dhe i lartë, si dhe bota në tërësi.

Fitimet e munguara nga puna (për një person në shkollë) në të ardhmen janë vlerësuar 2,833 në të ardhura të ulëta, 6,777 dollarë amerikanë në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe 21,158 dollarë amerikanë në vendet me të ardhura të larta. Në nivel global, kjo humbje është 20 404 dollarë amerikanë për një person në shkollë aktualisht.

Këto humbje mund të duken një çmim i menaxhueshëm në luftën kundër COVID- 19 në nivel individual. Por po te merren parasysh se në të gjithë botën janë 1,5 miliardë persona në sistemet arsimore humbjet gjatë gjithë jetës së tyre përllogariten nga 252 – 360 miliardë dollarë në vendet me të ardhura të ulëta vendet, në 4.8 – 6.8 trilionë dollarë në vendet me të ardhura të mesme dhe 3.4 – 4.9 trilionë dollarë në vendet me të ardhura te larta. Humbjet totale globale arrijnë në 11 – 15 trilionë dollarë.

Po të ngarkohet në një vit e gjithë kostoja e humbjeve në PBB-në varion nga 43-61 për qind në vendet me të ardhura të ulëta, 15- 22 për qind në vendet me të ardhura të mesme dhe 6-9 për qind në vendet me të ardhura të larta. Në rang global humbjet e ardhshme përfaqësojnë 12-18 për qind të PBB-së aktuale vjetore.

Tek të diplomuarit në universitete humbjet vjetore në rang global llogariten 725 dollarë në vit ose 18 mijë dollarë gjatë gjithë jetës.

Të diplomuarit me shkollë e mesme do të humbasin 363 dollarë në vit dhe gati 9,000 dollarë gjatë gjithë jetës, ndërsa të arsimuarit në nivelin e ulët do kenë humbje vjetore 272 dollarë dhe 6,700 dollarë gjatë gjithë jetës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI