Flash

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti flet për ofertën e amerikanëve

Lapsi.al 3 September 2020
Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti flet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për mediat, Hoti tha se nesër pritet të finalizohet diskutimi mes dy vendeve.

“Jemi takuar me O’Brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot. Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë.

Kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, - tha Hoti.

Takimi u organizua nga këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti ka thënë se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike. Në Beograd flitet se Vuçiçit po i bëhet presion për ta njohur Kosovën dhe se i është paraqitur edhe një draft me 16 pika. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundet Athina, tërmet 4.3 ballë

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditën e sotme pas një tërmeti. Në fakt, mediat greke raportojnë se janë disa lëkundje, por më e madhja shënoi 4.3 ballë...

20:38

Tërmet i fortë shkund Athinën

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet 4.3 ballë. Raportohet se tërmeti lëkundi shtëpitë në kryeqytet, mirëpo fatmirësisht nuk...

20:38

Kukës, mbytet një i ri në rezervuar

Një 19-vjeçar me inciialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuari...

19:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI