Flash

Shqiptarë, serbë, malazezë... mbi 100 grupe kriminale nga Ballkani pushtojnë Spanjën

Lapsi.al 3 September 2020
Shqiptarë, serbë, malazezë... mbi 100 grupe kriminale nga

Jo rastësisht policia shkoi për të prangosur Ljubomir Krivocapic më 22 gusht në një hotel në Barcelonë. Nuk është rastësi që 28-vjeçari tërheqës nga Mali i Zi vjen nga qyteti me mure të Kotorrit, i cili ndodhet në brigjet e Detit Adriatik.

Mjaftoi vetëm një telefonatë nga oficerët serbë për homologët e tyre spanjollë brenda Rrjetit Evropian të Ekipeve të Kërkimit Aktiv të të Arratisurve (ENFAST) për ta lokalizuar atë.

"Ai u largua nga hoteli me biçikletë në 9 të mëngjesit dhe nuk u kthye deri në orën 1 të mëngjesit tjetër", thanë burimet e policisë. "Ne e arrestuam ndërsa ai ishte duke zbritur nga biçikleta e tij, pa rezistuar aspak."

Krivocapic ishte truprojë e udhëheqësit të klanit të frikshëm kriminal “Skaljari”, një nga grupet më të rëndësishme mafioze nga Mali i Zi, dhe që ka organizuar dhjetëra vrasje në të gjithë Evropën. Krivocapic akuzohet se ka qëlluar për vdekje një person brenda të një automjeti më 31 maj 2016 në Dobrota, e cila është pjesë e komunës Kotor në Malin e Zi.

[caption id="" align="alignnone" width="1500"]Ljubomir Krivocapic. Ljubomir Krivocapic[/caption]

Prania e Krivocapic në Spanjë, me një urdhër arresti ndërkombëtar të ngritur për të, flet për preferencën e grupeve të krimit të organizuar nga Ballkani për t'u fshehur në Spanjë, ku vlerësohet se ka anëtarë të 100 apo më shumë grupeve nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia. Në Katalonjë, Valencia dhe Málaga ata mund të qëndrojnë pa u vënë re dhe gjithashtu të gjejnë lidhje për të rritur fuqinë e tyre.

“Bandat serbe po konkurrojnë me grupe holandeze dhe franko-algjeriane për kontrollin e trafikut të drogës në zonë. Ka të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme” - rrëfejnë burime të policisë, duke shtuar se zjarri i fundit që shkatërroi hotelin Sisu Boutique në zonën e pasur të Marbella mund të kishte lidhje me krimin e organizuar.

“Një nga vështirësitë e mëdha për të gjetur të arratisurit nga vendet e ish-Jugosllavisë është pikërisht lehtësia me të cilën ata mund të marrin dokumente të rreme," – thanë burime nga njësia e drogës e Gardës Civile. "Ata akuzohen për një krim nën një emër dhe pastaj kthehen për të vazhduar kryerjen e krimeve nën një emër tjetër."

Grupet e para mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, nga viti 2001 dhe sipas raporteve të policisë, fillimisht ishin bandat shqiptare që vepronin në vend, të specializuar për vjedhje nga parqet industriale, shtëpitë luksoze (përfshirë edhe ato të lojtarëve të futbollit). Më pas mbërritën bandat e drogës nga Mali i Zi dhe Serbia.

Burimet nga Garda Civile shpjegojnë se "serbët dhe malazezët janë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe armëve", gjë që i bën ata mjaft të rrezikshëm. "Ata filluan duke drejtuar jahte dhe anije tregtare për kompani të mëdha duke përfunduar në Brazil për të marrë përsipër të gjithë biznesin e kokainës nga origjina e tij. Ekziston një koloni serbe në Puerto de Santos.

Kontaktet në atë kohë me guerilët kolumbianë të FARC sollën dërgesat e para të kokainës në Kotor. Kjo, e kombinuar me rrënjët e tyre në Amerikën Latine dhe kontrollin e tyre të kanaleve të shpërndarjes për armë dhe drogë në Evropë falë luftës në ish-Jugosllavi, i shndërroi këto banda në "grupe shumë të forta sot”. ©Marrë nga El Pais, përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundet Athina, tërmet 4.3 ballë

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditën e sotme pas një tërmeti. Në fakt, mediat greke raportojnë se janë disa lëkundje, por më e madhja shënoi 4.3 ballë...

20:38

Tërmet i fortë shkund Athinën

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet 4.3 ballë. Raportohet se tërmeti lëkundi shtëpitë në kryeqytet, mirëpo fatmirësisht nuk...

20:38

Kukës, mbytet një i ri në rezervuar

Një 19-vjeçar me inciialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuari...

19:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI