Flash

Data e zgjedhjeve, Rama i shkon Metës nesër në zyrë

Lapsi.al 3 September 2020
Data e zgjedhjeve, Rama i shkon Metës nesër në zyrë

Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me nisjen e diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Nesër kryeministri Rama do të shkojë në Presidencë i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Presidenti Meta më herët ka deklaruar se ai do të dekretojë si datë zgjedhjesh datën më të parë të mundshme që do t’i lejojë kushtetuta. Në këtë rast kushtetuta lejon një datë zgjedhjesh mes datës 18 prill dhe 15 majit.

Nesër presidenti do të ketë konsultime edhe me partitë e tjera dhe në fund do të vendosë datën e re të zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Të këshilluara

Kukës, mbytet një i ri në rezervuar

Një 19-vjeçar me inciialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuari...

19:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI