Flash

Tronditëse në Gjermani, nëna vret 5 fëmijët e saj

Lapsi.al 3 September 2020
Tronditëse në Gjermani, nëna vret 5 fëmijët e saj

Gjermania është tronditur sot nga një lajm tragjik nga Solingen, një qytet prej 160 mijë banorësh në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, që është i njohur historikisht vetëm për prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore.

Sipas autoriteteve policore, një grua 27-vjeçare dyshohet se ka vrarë 5 fëmijët e saj, para se të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur përballë një treni. Mamaja ka mbijetuar, edhe pse paraqet plagë të rënda që po trajtohen në spital.

Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën ku kishte ndodhur ngjarja makabre, por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët me moshë një, dy, tre, gjashtë dhe tetëvjeçare.

Nuk dihen ende arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.

Të këshilluara

Telekom bëhet One

Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 10 Shtator, dita kur ONE do të jetë zyrtarisht emri ynë. Ky mund të...

15:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI