Flash

116 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë 5 pacientë

Lapsi.al 3 September 2020
116 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se 116 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer 835 testime. Po kështu për fat të keq kanë humbur jetën 5 pacientë nga COVID-19.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive.

‘Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71-vjeçare; një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, deklaroi Cami.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit: “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën:.

“Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19”

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale 65340

Raste pozitive 9844

Raste të shëruara 5732

Raste Aktive 3811

Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2068

Durrës 472

Shkodër 288

Lezhë 195

Korçë 136

Kukës 133

Elbasan 129

Vlorë 122

Fier 121

Berat 75

Dibër 38

Gjirokastër 34

Të këshilluara

Telekom bëhet One

Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 10 Shtator, dita kur ONE do të jetë zyrtarisht emri ynë. Ky mund të...

15:46

Radhë në Kakavijë, grekët kërkojnë tampon

Në pjesën greke të Kakavijës ka sërish radhë makinash. Kjo pasi shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi, përveç testit PCR janë të detyruar të bëjnë t...

13:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI