Flash

Tabaku nxjerr VIDEO-n: Si janë rritur çmimet dhe varfëruar shqiptarët gjatë qeverisë Rama

Lapsi.al 3 September 2020
Tabaku nxjerr VIDEO-n: Si janë rritur çmimet dhe varfëruar

Jorida Tabaku publikoi një video që tregon se si janë varfëruar shqiptarët gjatë këtyre dy mandateve të Edi Ramës si kryeministër.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tregon edhe se çmimet janë rritur gjatë kësaj periudhe.

“Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!!” shkruan Tabaku.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI