Flash

Rama për detin: Meta ja fut kot! S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Lapsi.al 3 September 2020
Rama për detin: Meta ja fut kot! S’ka marrëveshje me

Edi Rama deklaroi nga Vlora se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë për detin pa miratimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas kryeministrit, është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash." - shprehet Rama.

[video width="436" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/IMG_0686.mp4"][/video]

"Deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje s’ka të bëjë me Shqipërinë Një shtrirje e tillë nuk është e mundur me Shqipërinë. Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese”, është shprehur Rama ndër të tjera. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI