Flash

VIDEO/ Rama i doli para Metës në Vlorë, por më pas ndërroi mendje

Lapsi.al 2 September 2020
VIDEO/ Rama i doli para Metës në Vlorë, por më pas

Ceremonitë për 100-vjetor e “Luftës së Vlorës” mblodhën në këtë qytet autoritetet më të larta ta vendit mbrëmjen e së mërkurës. Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u bënë bashkë në Sheshin e Flamurit. Por duke pasur parasysh marrëdhëniet gjithmonë të tensionuara mes dy të parëve ishin interesante sjellja e Ramës dhe Metës në publik.

Siç shihet më poshtë nga video e siguruar edhe nga lapsi.al shihet se si Rama i printe turmës së personaliteteve për në vendin ku po mbahej ceremonia. Pas tij vinin Presidenti i vendit dhe kreu i parlamentit që po shkëmbenin biseda.

Nuk është normale që në të tilla ceremoni të dalë dikush tjetër para kreut të shtetit ose në rastin më të mirë të gjithë ecin në krah të njëri – tjetrit. Por në një moment Rama ka ndaluar dhe ka lejuar Metën që të dalë në krye. Ata kanë qëndruar gjatë ceremonisë krah për krah dhe në fund i kanë dhënë dorën njëri - tjetrit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI