Flash

Policia jep detaje për pacientin me Covid që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Lapsi.al 2 September 2020
Policia jep detaje për pacientin me Covid që u hodh nga “Shefqet

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus. Uniformat blu thonë se “rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën".

Policia sqaron se një grup hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se 65-vjeçari Hasan Mira nga fshati Fullqet i Klosit kishte vetëm 2 ditë që ishte shtruar. Ai ishte në gjendje të rëndë, por jo në intubim.

Ky është rasti i dytë i vetëvrasjeve brenda pak javësh. Më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë. Pak ditë më parë u raportua edhe për tenativën e një tjetër pacienti, por që u ndaluan në kohë nga mjekët. Duket se përveç trajtimit mjekësor me pacientët duhet punuar edhe nga ana psikologjike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rriten rastet e reja me Covid në Greqi

Greqia vijon të regjistrojë shfira në rritje të të infektuarve me COVID-19. Janë 233 në 24 orët e fundit, teksa vetëm 20 janë kapur në pikat hyrëse në Greqi....

17:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI