Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

122 raste të reja me Covid, 6 persona ndërrojnë jetë

Lapsi.al 2 September 2020
122 raste të reja me Covid, 6 persona ndërrojnë jetë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 122 raste te reja dhe 6 viktima nga covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet:

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19. Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale 64505

Raste pozitive 9728

Raste të shëruara 5582

Raste Aktive 3850

Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2058

Durrës 490

Shkodër 294

Lezhë 190

Korçë 155

Fier 134

Elbasan 132

Kukës 126

Vlorë 121

Berat 73

Dibër 39

Gjirokastër 38

Të këshilluara

Rriten rastet e reja me Covid në Greqi

Greqia vijon të regjistrojë shfira në rritje të të infektuarve me COVID-19. Janë 233 në 24 orët e fundit, teksa vetëm 20 janë kapur në pikat hyrëse në Greqi....

17:39

Mediat turke: Do sulmohej Shën Sofia!

Një terrorist i lartë i Shtetit Islamik i arrestuar së fundi nga policia turke po planifikonte të kryente një sulm mbi Xhaminë e Madhe të Shën Sofias dhe të shë...

17:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI