Flash

Ulen rastet e reja në Kosovë/ Autoritetet mendojnë se kanë funksionuar masat izoluese

Lapsi.al 2 September 2020
Ulen rastet e reja në Kosovë/ Autoritetet mendojnë se kanë

Autoritetet shtetërore janë shprehur të sigurta se Kosova do të mund ta menaxhoj valën e dytë të virusit Covid 19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani thotë se premtuese për këtë është ulja e numrit të rasteve të reja në javët e fundit dhe respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët.

Por, Ramadani ka bërë thirrje për kujdes ndaj viruseve sezonal ndaj ka thënë se do të fillojnë edhe vaksinimin e personave me shëndet të dobët.

Derisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës tek Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka thënë se lirimi i masave nuk mund të bëhet pa pasur siguri se situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.

Ankesa të vazhdueshme për lirim të masave ka bërë Shoqata e Gastronomëve.

Ata po kërkojnë që orari i mbylljes të shtyhet nga 22 e 30 në 23 e 30, si dhe t’u mundësohet shërbimi i kliënteve edhe në ambiente të mbyllura./top channel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI