Flash

Aida Hajnaj nis nga puna si rejtuese e BKH, takohet me prokurorët e SPAK

Lapsi.al 2 September 2020
Aida Hajnaj nis nga puna si rejtuese e BKH, takohet me prokurorët e SPAK

Prokurorët e SPAK, me në krye drejtuesin Arben Kraja, kanë zhvilluar takim me drejtoren e re të BKH, Aida Hajnaj. Ditën e sotme është bërë prezantimi i saj edhe në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Fillimisht numri një i BKH-së duhet të hartojë një rregullore të brendshme të institucionit, që do të përfundojë brenda kësaj jave, ndërsa javën e ardhshme do të hapet gara për 60 vende vakante për oficerë, të cilët duan të bëhen pjesë e strukturës. Të gjithë kandidatët do të duhet të kalojnë një verifikim të imtësishëm, i cili përfshin pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Verifikimi do të kryhet nga një komision i cili në përbërje ka dy prokurorë të SPAK dhe një gjyqtar të Gjykatës së Posaçme. Më pas kandidatët që do të shpallen fitues do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke marrë përvojë nga FBI-ja.

Për këtë zhvillim reagoi edhe ambasada amerikane, e cila e konsideroi një gur të rëndësishme në sistemin e drejtësisë shqiptare. BKH është Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme dhe kryen të gjitha veprimet e hetimore. Sipas ligjit kjo strukturë mund të hetojë edhe prokurorët e SPAK nëse ata gjenden në shkelje të ligjit.

Pjesë e byrosë mund të bëhen të gjithë ata oficerë të Policisë Gjyqësorë të cilët punojnë në prokurori, por edhe oficerë të policisë që kanë mbaruar Akademinë e Policisë dhe ka mbi një vit përvojë punë. Nëse të gjitha afatet në ngritjen e BKH respektohen ndoshta struktura do të jetë gati në fund të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI