Flash

Tërmeti i 26 nëntorit, mbrojtja civile “në letër”, KLSH: Nuk ka staf, strategji dhe as plane evakuimi 

Lapsi.al 2 September 2020
Tërmeti i 26 nëntorit, mbrojtja civile “në

Zbardhja e mëngjesit të 26 nëntorit 2019 shfaqi qartë katastrofën e shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Ajo që pasoi ishte nevoja për koordinim për të shpëtuar sa më shumë jetë poshtë rrënojave dhe strehimi i atyre mijëra njerëzve të mbetur jashtë.

Në ato ditë, jo pak do të lakohej përgjegjësia e institucioneve, nevoja për koordinim dhe reagim më të mirë dhe në raste fatkeqësish natyrore një nga hallkat kyçe është edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Kjo e fundit është në fazë ristrukturimi pas ndryshimeve të kuadrit ligjor. Por cila ka qenë gjendja e kësaj agjencie gjatë vitit të shkuar kur vendi u përball me dy tërmete të fuqishme?

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë në auditim periudhën nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2019 me fokus sistemin e teknologjisë së informacionit për këtë institucion dhe ka zbardhur disa nga problematikat e hasura. E para sa i takon burimeve njerëzore.

“Nga auditimi mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile për vitin 2019 u konstatua se ka pasur luhatje të vazhdueshme në burimet njerëzore, shoqëruar me vende vakante të strukturës në disa prej pozicioneve të rëndësishme në drejtoritë përkatëse, veprim i cili mbart riskun e mos përmbushjes së detyrave dhe funksioneve kryesore të Agjencisë” thuhet në dokumentin e KLSh.

I njëjti nënvizon se Agjencia nuk ka një strategji institucionale dhe as për teknologjinë e informacionit mungesa e të cilave sjell mangësi në vendosjen e prioriteteve, përqendrimin e energjisë dhe burimet për të forcuar operacionet për të siguruar që punonjësit dhe palët e tjera të interesit.

KLSH nënvizon se ende nuk është inicuar hartuar apo miratuar strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë sikurse e kërkon ligji. “Ndërmjet reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes civile më shumë prioritet i jepet të dytës. Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë dhe mbrojtja civile i përkasin njëra-tjetrës si masa plotësuese të cilat duhet të merren së bashku në mënyrë që të rritet qëndrueshmëria ndaj fatkeqësive” thuhet në auditim. KLSH për këtë konstatim ka rekomanduar që të merren masa sa më shpejt për hartimin e këtij dokumenti strategjik.

Ky institucion ka rekomanduar që të hartohet një dokument për vlerësimin e risqeve, diçka që sot mungon duke përcaktuar edhe skenarët e mundshëm. Popullsia dhe pasuria që preket nga çdo skenar risku duhet të vlerësohet. Raporti vlerëson se strukturat e emergjencave civile vuajnë nga koordinimi i dobët, mungesa e informacionit e logjistikës, fondeve dhe kapaciteteve për të ndërhyrë.

Nga auditimi i komunikimeve mes agjencisë dhe prefekturave u konstatua se nuk ka plane evakuimi të miratuara, rikuperimi apo vazhdimësie në asnjë nivel kombëtar, rajonal dhe lokal./monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI