Flash

Studimi i fundit/ Covid prek testikujt e meshkujve dhe dëmton pjellorinë e tyre

Lapsi.al 1 September 2020
Studimi i fundit/ Covid prek testikujt e meshkujve dhe dëmton

Coronavirus mund të shkaktojë edhe enjtje të testikujve te meshkujt dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë jopjellori. Janë ekspertë amerikanë që po paralajmërojnë se Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore të çuditshme. Rasti i fundit ka qenë një 37-vjeçar më parë të shëndetshëm.

Mjekët në Teksas, thanë se pacienti shkoi në urgjencë me ënjtje dhe shqetësime në pjesën e testikujve. Ai kishte vuajtur nga disa simptoma të koronavirusit, të tilla si një kollë e thatë, lodhje dhe ethe, prej 10 ditësh para se të shkonte në spital.

Mjekëve u tha se dhimbja në testikuj i kishte nisur rreth tre ditë më parë. Pacienti kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 në një klinikë ambulatore 5 ditë pasi u shfaqën simptomat e tij të para. Mjekët thanë se Covid-19 kishte dëmtuar spermatozoidet e tij.

Ata dyshojnë se virusi përdori receptorët ACE2 në qelizat Leydig - të cilat janë të pranishme në testikuj - për të hyrë në trupin e tij. Sidoqoftë, ata pranojnë se raste të tilla janë shumë të rralla. Mjekët e trajtuan atë me qetësues dhe antibiotikë dhe ai u largua nga spitali kur dhimbja ishte larguar.

Mjekët e kanë botuar studimin e tyre me shpresën se do të ndihmojë mjekët e tjerë. Ka pasur edhe raporte të tjera të ngjashme të dhimbjes në testikuj tek pacientët Covid-19, por ende nuk ka hulumtime zyrtare në lidhje me këtë.

Në prill, studiuesit pretenduan se testikujt mund të strehonin koronavirusin dhe të lejonin që virusi vdekjeprurës të jetonte më gjatë te burrat. Ata pretendojnë se Covid-19 hyn në trup përmes qelizave që kanë proteinën ACE2.

Këto proteina gjenden në mushkëri, zemër dhe zorrë, por edhe në sasi të mëdha në testikuj. Ndërsa për gratë, sasi shumë të vogla gjenden në indet e vezoreve. Studimi pilot tregoi se ndërsa grave u duheshin 4 ditë për të pastruar infeksionin, burrave u duhej 50% më shumë, duke kërkuar 6 ditë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI