Flash

Bardhi: Rama ka mbledhur hajdutët për të vjedhur për herë të tretë

Lapsi.al 1 September 2020
Bardhi: Rama ka mbledhur hajdutët për të vjedhur për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të koordinatorëve të Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme. Bardhi akuzon Ramën se ka mbledhur emra të konsumuar dhe përfshirë në afera korruptive.

“Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s'di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin. Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet. Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë. Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë. Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi” – shkruan Bardhi në një deklaratë të Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI