Flash

Meta: Ka ardhur koha të mbahen zgjedhje të lira në vend

Lapsi.al 2 September 2020
Meta: Ka ardhur koha të mbahen zgjedhje të lira në vend

Presidenti Ilir Metra deklaroi se ka ardhur koha të mbahen zgjedhje të drejta në vend.

Një ditë pas letrës që ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim i dërgoi krerëve të partive politike, duke u kërkuar zgjedhje të kujdesshme të kandidatëve për deputeteve, me integritet e fugura të pastra, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit, pyetur nga mediat, për këtë cështje ka deklaruar se “ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë”.

"Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.

Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane." - u shpreh Presidenti.

 

 

 

 

 

 

Mesazhi i Metës

Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.

Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI