Flash

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Daçiç: Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin

Lapsi.al 2 September 2020
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Daçiç: Rama i nxiti qytetarët

Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm në Serbi, ditën e sotme përmes një deklarate për mediat vendase ka bërë me dije se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Më tej Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 përqind të popullsisë malazeze.

“Nuk ka qenë Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme. Serbia nuk është e interesuar në çështjen e pushtetit në Malin e Zi, ne jemi të interesuar vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb. Mali i Zi ka rreth 29 %, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, prona dhe vendet e shenjta të së cilës ishin shënjestra e sulmeve nga autoritetet malazeze.”- ka thënë tha Daçiç për Tanjug.

Sipas ministrit të jashtëm është ‘e turpshme’ që Gjukanoviç po akuzon Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi ndërsa ai ka ndërhyrë në mënyrën më të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës.

Më 31 gusht u zhvilluan zgjedhjet paralamentare në Mal të Zi ku koalicioni opozitar fitojë zgjedhjet duke e bërë për herë të parë pas 30 vitesh Milo Gjukanoviç humbi. Ndërkohë ditën e djehsme shqiptari Dritan Abazoviç, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura ditën e djeshme, ka krijuar qeverinë e re së bashku me partitë proserbe dhe proruse. Tashmë qeveria e re në Mal të Zi është në drejtimin e Dritan Abazoviç, Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI