Flash

Meta: Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta

Lapsi.al 2 September 2020
Meta: Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë solemne tek ‘’Sheshi i Flamurit’’ në qytetin bregdetar, ku i përkujtua 100- vjetori i Luftës së Vlorës. Në prani të kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi dhe ministrave të qeverisë, Meta tha se Lufta e Vlorës shënoi fitore historike dhe më në fund Shqipëria u bë.

Por ndër të tjera ai theksoi se Lufta e Vlorës, pikërisht 100 vite më parë dëshmoi se Shqipëria ka zot, ai është populli dhe kur populli merr në dorë fatet e veta ato janë të sigurta.

Pikërisht frazën e fundit, Meta e ka përdorur edhe gjatë përplasjeve politike me kryeministrin dhe qeverinë, gjatë kohëve të fundit.

FJALA E PRESIDENTIT ILIR META

Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë. Lufta e Vlorës 1920, ishte lufta më e vërtetë e Shqipërisë. Që garantoi pavarësinë e Ismail Qemalit. Ishte lufta kombëtare për territorin, autoritetin, dhe ndalimin e planeve anti- shqiptare. Që vinin në pikëpyetje Shqipërinë.

Shpërtheu në një moment kyç, kur ushtritë zbarkuan në Shqipëri duke shkelur me këmbë. Thirrja e Ëilson, për t’iu dhënë fund traktateve të fshehta, ngjallën shpresa tek shqiptarët. Por çështja e Shqipërisë ishte e nënçmuar.

Vendin e ushtrive, e zunë projektet e copëtimit. Nuk u pranuan nga kapedanët e çetave, dhe populli u ngrit në këmbë për të luftuar. Vlora mori në duar fatet e veta. Dhe jo vetëm. Vlora, Mallakastra, Tepelena, Korça, Shkodra e Malësia me gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë.

Dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zoti është vetë populli. Model i disiplinuar, atdhetar, dhe njohje të rreptë të ligjeve ndërkombëtarë. Vlora ia ka ngritur kryet Shqipërisë në momentet më të vështira.

Sot nderojmë Vlorën, komandantët, gjyqtarët, ata që hartuan ultimatumin, dhe ata që e zbatuan me gjak. Kujtojmë dhe vlerësojmë Diasporën në Amerikë, që pati rëndësi shpëtimtare. Atdhetari i madh, Fan Noli bindi Ëilsonin që Amerika të jetë pranë Shqipërisë, dhe ajo nuk do shpërbëhet.

Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Burim frymëzimi dhe vetbesimi për popullin shqiptar. Mos harrojmë se 22 vite më pas, jo larg nga këtu katër djem të rinj vlonjatë bënë një histori të jashtëzakonshme, katër 20- vjeçarë kundër 400 fashistëve. Ranë heroikisht pikërisht sepse ishin të mbrojtur me krenarinë që Lufta e Vlorës u dha shqiptarëve.

Ashtu sikurse Perlat Rexhepi me 2 shokë të tjerë, do të shkruanin një nga epopetë më të mëdhaja të luftës, atë të Shkodrës. Simbol i qëndresës, duke i treguar botës se ky vend ka zot, dhe zoti është populli. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kapedanët dhe trimat, që na kanë lënë mesazhin e qartë, dhe do jetë gjithmonë, se në vendin e shqiponjave lindin vetëm shqiponja që e mbrojnë gjithmonë atdheun. Çdo 3 shtator, dhe ço 29 nëntor çdo shqiptar ndihet i lirë. Këtu u ngrit flamuri, këtu u rrit liria, këtu ndodhi pavarësia.

Të këshilluara

Rriten rastet e reja me Covid në Greqi

Greqia vijon të regjistrojë shfira në rritje të të infektuarve me COVID-19. Janë 233 në 24 orët e fundit, teksa vetëm 20 janë kapur në pikat hyrëse në Greqi....

17:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI