Flash

Zbulohet dëshmia e mjekëve në polici për 65-vjeçarin që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”

Lapsi.al 2 September 2020
Zbulohet dëshmia e mjekëve në polici për 65-vjeçarin

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i katërt i ndërtesës ku ishte shtruar. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit nga Klosi, Hasan Miri.

Mësohet se mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se i moshuari ka shfaqur gjatë ditës sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike. Pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Për këtë shkak ai u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor. Nga deklarimet e mjekëve të turnit dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, e cila kishte vetëm dritare.

Jashtë kamerave, mbesa e viktimës i tha abcnews se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar. Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të tij. I moshuari ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani i cili u shpreh se ditën e fundit ai kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Mjekët thonë se rastet e vetëflijimeve vijnë edhe për shkak të halucinacioneve që krijon truri për shkak të mosushqimit të mjaftueshëm me oksigjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI