Flash

Tërmeti/ PD vijon ti japë zë njerëzve të braktisur nga autoritetet. "Jam zhytur në borxhe për të paguar qiranë"

Lapsi.al 3 September 2020
Tërmeti/ PD vijon ti japë zë njerëzve të braktisur nga

Banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Rrushkull, në Manzë të Durrësit vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.

Përveç faktit që skanë ende asnjë shenjë zgjidhje për rindërtimin e shtëpive apo riparimet e dëmeve, zyrtarët lokalë po u kërkojnë dhe para për të bërë vlerësimet e dëmëve.

Rastet e ofertave të tilla korruptive ia denoncuan kreut të PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, vetë qytetarët e dëmtuar që nga ana tjetër ngrenë duart lart pa zgjidhje për banesat dhe pa bonusin e qirasë.

Skender Kaculi, banesa e të cilit është dëmtuar plotësisht. Ai tregon se prej 9 muajsh jeton me qira, por për shtëpinë nuk sheh dritë në fund të tunelit ndërsa borxhet për të paguar qiranë vetëm shtohen.

“Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di… Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që  ku jeton ku banon, nuk e di  të them.” 

[video width="852" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/IMG_0690.mp4"][/video]

Fran Kola, një tjetër banor i Rrushkullit akuzon grupet e vlerësimit se kanë kërkuae para për ti ndryshuar vlersëimin e dëmit që të rritej përfitimi. Ai thotë se do vetëm të marrë atë që i takon, pasi ka muaj që ka bërë gjithë dokumentet por deri tani ska marrë asnjë lek për riparimin e banesës dhe pikës së saldimit me të cilën mbante familjen.

"Këtu është kati i parë është biznes, erdhën inxhinierët e vlerësuan. Ata thanë na jep 100 mijë lekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë…. I thashë unë nuk dua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë, ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakortë me një fjalë me këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutishtë gjë që nuk më takon , për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u ka ndodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë  kërkoj vetëm atë që më takon." 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI