Flash

PD: Rama sfidon ambasadoren e SHBA, sot në Vlorë në krah të të dënuarit për trafik droge në Itali (FOTO)

Lapsi.al 3 September 2020
PD: Rama sfidon ambasadoren e SHBA, sot në Vlorë në krah të

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në Vlorë gjatë inspektimit të punimeve në “Lungomare 2”, në krah të ish-deputetit socialist, Shkëlqim Selami, i larguar nga Kuvendi nga ligji i dekrimalizimit, si pjesë e organizatave kriminale. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se Rama sfidon ambasadoren e SHBA, e cila një ditë më parë kërkoi të mbaheshin larg zyrtarët e ish-dënuar. “Rama nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin”, u shpreh Gjata.

Deklarata e plotë

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre. Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Të këshilluara

Radhë në Kakavijë, grekët kërkojnë tampon

Në pjesën greke të Kakavijës ka sërish radhë makinash. Kjo pasi shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi, përveç testit PCR janë të detyruar të bëjnë t...

13:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI