Flash

Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Vihet sërish në pranga 20-vjeçari Kreshnik Tusha

Lapsi.al 3 September 2020
Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Vihet sërish në pranga

20-vjeçari Kreshnik Tusha është përfshirë sërish tek të dyshuarit kryesorë në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji brenda hotelit “A&A” mbrëmjen e 30 majit në Laç. I riu ishte i arrestuari i parë për këtë ngjarje për shkak se mbërriti në spital i plagosur. Ai tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte plagosur nga një makinë që po largohej.

Pak ditë më pas u vu në pranga Eduard Lamaj në një klinikë private në kryeqytet i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes. Me arrestimin e Lamajt, 20-vjeçari Tusha u lirua. Por dëshmitë kontradiktore të të riut e çuan sërish pas hekurave.

Prokurorët kanë dyshime të forta që dhe Tusha ka qenë pjesë e grupit që kreu vrasjen e dyfishtë. Sipas tyre plaga e plumbit në këmbën e 20-vjeçarit ka dalë nga arma tip “Glock” e viktimës Bujar Lika. Ky ishte i vetmi që u kundërpërgjigj me pistoletë në momentin kur grupi u fut në hollin e hotelit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi dy biznesmenët.

Pas një muaj në liri, Tusha është kthyer sërish në pranga me vendim të gjykatës së Apelit Tiranë, pasi për të kanë dalë në dritë prova të reja. Dyshimet lidhen me faktin se në dorën e majtë të Kreshnik Tushës janë gjetur shenja të barutit të armës.

“…nga ekspertimi i faktorëve plotësues të qitjes, në dorën e djathtë të Kreshnik Tusha, janë evidentuar faktorë plotësues të qitjes dhe ende nuk është sqaruar mekanizmi i formimit të këtyre faktorëve në dorën e këtij të dyshuari…”, - thuhet në dosjen e akuzës, cutuar nga shqiptarja.com.

Një tjetër pikë kyçe që ka “fundosur” të riun është fakti që ai pretendon se është qëlluar kur ka qenë brenda makinës së Ermal Lekës, por makina e tij s’ka asnjë dëmtim. Tusha pretendon se është qëlluar me pistoletë, nga një distancë prej 20 metra, por nuk ka parë autorët se kush ishin dhe me çfarë makine janë larguar.

“…personi nën hetim Kreshnik Tusha, nuk jep shpjegime të vërteta mbi mënyrën e ndodhjes së ngjarjes, ku ai ka mbetur i plagosur dhe autorët e saj. Kreshnik Tusha, pretendon të jetë plagosur gjatë kohës që ishte në automjet me Ermal Lekën. Ndërkohë që nga këqyrja e makinës së Ermal Leka, nuk është gjetur asnjë gjurmë, që ta lidhë me veprën penale, të tillë si dëmtimi i automjetit nga qitja me armë zjarri…”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja automatiku model 56, e vërtetuar kjo edhe nga thëniet e shokut të Kreshnik Tushës, Ermal Leka, i cili ka deklaruar se personat që kanë qëlluar ishin me automatik dhe para se të godisnin thirrën “…Policia e Shtetit….”.

Një tjetër detaj dyshues është fakti që edhe Eduart Lamaj, është plagosur në të njëjtën mënyrë si edhe Kreshnik Tusha.

Deri më tani për ngjarjen janë prangosur Kreshnik Tusha, Eduard Lamaj, Ilir Xhepa, ndërsa penalisht janë ndjekur dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama. Këta të fundit në këmbim të parave vendosën që të operonin Lamajn, të cilit i ishte infektuar këmba nga plumbi.

Lamaj ka pranuar vetë se ka qenë ai që ka qëlluar me armë brenda hotelit, duke shtuar pikëpyetjet mbi rolin e Tushës. Ndërkohë që ende në kërkim janë Elson (Oltion) Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç.

Të këshilluara

Lëkundet Athina, tërmet 4.3 ballë

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditën e sotme pas një tërmeti. Në fakt, mediat greke raportojnë se janë disa lëkundje, por më e madhja shënoi 4.3 ballë...

20:38

Tërmet i fortë shkund Athinën

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet 4.3 ballë. Raportohet se tërmeti lëkundi shtëpitë në kryeqytet, mirëpo fatmirësisht nuk...

20:38

Kukës, mbytet një i ri në rezervuar

Një 19-vjeçar me inciialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuari...

19:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI