Flash

E bujshme/ KAS lë në fuqi dënimin e FIFA-s për Partizanin

Lapsi.al 3 September 2020
E bujshme/ KAS lë në fuqi dënimin e FIFA-s për Partizanin

Partizani ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS), që la në fuqi dënimin e FIFA-s për bllokimin e merkatos për 2 sesionet e radhës për shkak të çështjes “Çinari”. Klubi kryeqytetas thotë se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportive, duke shprehur zhgënjim.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos.

Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.

Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë.

Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.264934397034297/1436867919840933/

Të këshilluara

Lëkundet Athina, tërmet 4.3 ballë

Kryeqyteti grek Athina është lëkundur pasditën e sotme pas një tërmeti. Në fakt, mediat greke raportojnë se janë disa lëkundje, por më e madhja shënoi 4.3 ballë...

20:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI